United dëshiron t’ia sjell Kalvin Phillips trajnerit Ten Hag

Futboll

United dëshiron t’ia sjell Kalvin Phillips trajnerit Ten Hag

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:29
Kalvin Phillips

Manchester United kanë bërë gati planin për t’i përmirësuar trajnerit Erik ten Hag fondin e lojtarëve.

Reparti i mesfushës është një nga pikat ku duhet intervenuar më shumë dhe për këtë pikë ka disa emra që përmenden.

Së fundmi, ‘The Athletic’ raporton se Man United konsiderojnë kartonin e yllit të Leeds, Kalvin Phillips.

‘Djajtë e Kuq’ janë duke shqyrtuar opsionin për të nisur një ofertë prej 50 milionë funteve.

Në mesin e emrave që përmenden për mesfushën është edhe ai i Frenkie de Jong të Barcelonës.

Ten Hag po ashtu planifikon ta rikthejë Donny van de Beek në ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat