Crystal Palace kërkon të kthejë në shtëpi mbrojtësin

Futboll

Crystal Palace kërkon të kthejë në shtëpi mbrojtësin

Më: 28 prill 2022 Në ora: 19:04
Crystal Palace kërkon të kthejë në shtëpi mbrojtësin

Mbrojtësi i Manchester United, Aaron Wan Bissaka, ështe nje prodhim  i akademisë se futbollit të Crystal Palace. Ai ka luajtur në këtë skuadër deri në vitin 2019, për t’u transferuar më pas te Manchester United për një vlerë prej 50 milionë stërlina.

Mediet angleze raportojnë se Crystal Palace po konsideron një rikthim të mundshëm të mbrojtësit në ekipin ku ai është rritur, pasi te Man. United nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga trajneri i ardhshëm, Erik ten Hag.

Pavarësisht dëshirës së Crystal Palace për të rikthyer në shtëpi “djalin e tyre”, ende nuk dihet nëse “Djajtë e Kuq” do ta lejojë mbrojtësin të largohet në merkaton e kësaj vere.

24-vjeçari është aktivizuar në 20 ndeshje me United në këtë sezon, por në asnjë moment nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt rrjetës, ndërsa sezonin e kaluar ai është aktivizuar në 34 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat