Capello: Nuk mund të luajë gjithmonë pa qendërsulmues

Futboll

Capello: Nuk mund të luajë gjithmonë pa qendërsulmues

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:29
Capello: Nuk mund të luajë gjithmonë pa qendërsulmues

Një tjetër mundësi e humbur për Guardiolën për të fituar Championsin.

Sipas “Sky”, Fabio Capello analizon zhgënjimin e Guardiolës dhe të Manchester City.

“Ata synonin Champions League. Guardiola që pas largimit nga Barcelona nuk mund ta fitonte atë trofe. Ai u përball me një Real Madrid që nuk dorëzohet kurrë.

Por edhe Guardiola duhet të mendojë diçka ndryshe, nuk mund të luash gjithmonë pa qendërsulmues.

Real Madrid bëri një ndeshje perfekte dhe padyshim që e meritonte. Ancelotti ka një filozofi loje dhe i injekton një psikologji ndryshe ekipit të tij, është fenomenal. Ka favorin se ka dhe një ekip me profesionist të vërtetë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat