Komisioni i Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve, konsulta me klubet për rritjen e futbollit të vajzave

Futboll

Komisioni i Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve, konsulta me klubet për rritjen e futbollit të vajzave

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:49
Komisioni i Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve, konsulta me klubet për rritjen e futbollit të vajzave

Komisioni i Posaçëm për Reformimin e Rregulloreve të FSHF zhvilloi një mbledhje të përbashkët me Komisionin e Përhershëm të Futbollit të Femrave, në kuadër të konsultimit me përfaqësues të klubeve të “Abissnet Superiore”, që kanë aktualisht ekipe vajzash në kampionat, por edhe ato që nuk kanë.

Në këtë mbledhje u konsultuan propozimet të ardhura deri tani në komision për ndryshimin e formatit të garës dhe krijimin e një kampionati tjetër, pra përveç Kategorisë Superiore të ketë edhe Kategori të Parë për vajza. U dëgjuan problematikat aktuale që kanë klubet në organizimin dhe zhvillimin e futbollit të vajzave dhe, ndërkohë që u vlerësua kontributi i rëndësishëm financiar që Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë në mbështetje të futbollit të vajzave, u diskutua skema e mbështetjes financiare.

Po ashtu në komision pjesëmarrësit propozuan edhe shqyrtimin e mundësisë për rritjen e shpërblimeve për ekipet që fitojnë trofe, duke qenë se ka diferencë shumë të madhe mes ekipeve të meshkujve dhe vajzave.

Anëtarët e dy komisioneve kanë zhvilluar takim edhe me përfaqësues të klubeve të Kategorisë së Parë për të folur në lidhje me mundësitë e zhvillimit të futbollit të vajzave.

Konsultimet do të vazhdojnë edhe në takime të tjera, ndërkohë që klubeve u është bërë e qartë për kushtet e licencimit që do të vendosen, ku përcaktohet qartë se një klub duhet të ketë një skuadër vajzash për t’u pajisur me licencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat