E jashtëzakonshme, skuadra shqiptare në finale të Kupës së Malit të Zi

Futboll

E jashtëzakonshme, skuadra shqiptare në finale të Kupës së Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2022 Në ora: 14:05
E jashtëzakonshme, skuadra shqiptare në finale të Kupës së Malit të Zi

Deçiqi dhe Deçiqi, për herë të dytë rresht është në finale të Kupës së Malit të Zi në futboll.

Skuadra shqiptare nga Tuzi rrëzon Iskrën e Danillovgradit, duke e mposhtur me rezultat 2:1, ndërsa në takimin e pare pati barazuar (1:1), duke u kualifikuar në finale. 

Festë në Tuz, skuadër që beson e shpreson se do të fitojë trofeun pëe herë të parë në histori të ekzistimit. 

Ashtu si vitin e kaluar, Deçiq ishte më i mirë në gjysmëfinale me fitoren ndaj Iskrës në ndeshjen e kthimit. 

Mysafirët kaluan në epërsi me 0:1 me golin e Shahman në minutën e 60-të.  

Ndryshimet e Deçiqit dhe hyrja e Danilo Peshukiqit, heroit të revanshit të gjysmëfinaleve të vitit të kaluar, i dhanë më shumë opsione mikpritësit në sulm dhe në minutën e 70-të, Jovan Nikoliç barazoi me një eurogol  nga 25 metra në pjesën e sipërme të majtë. 

Gjelaj asistoi edhe në golin vendimtar të Janketiqit në minutën e 76-të, pasi depërtoi në krahun e djathtë dhe shënoi. Finalja mes Deçiqit dhe Buduçnostit luhet me 29 maj në orën 20.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat