Protesta në Francë: Nëse lojtarët janë me pushime, edhe ne jemi me pushime!

Futboll

Protesta në Francë: Nëse lojtarët janë me pushime, edhe ne jemi me pushime!

Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:38
Protesta në Francë: Nëse lojtarët janë me pushime, edhe ne jemi me pushime!

Lille nuk respektoi pritshmëritë si kampione në fuqi këtë sezon të Ligue 1 teksa rezultatet e dobëta bënë që ekipi të renditet në mesin e tabelës dhe kur kanë mbetur edhe tre ndeshja nga fundi i kampionatit ekipi nuk ka më shanse për të mbërritur kualifikimin në Kupat e Europës, konkretisht Conference League.

Sigurisht, zhgënjimi te tifozët është i lartë të cilë së fundmi kanë gjetur një mënyrë vërtetë origjinale për të kontestuar lojtarët në fushë.

Nga shkallët e tribunave, në sfidën e fundit të kampionatit që Lille e luante përballë Monaco dhe që nuk mundi ta fitonte, tifozët kishin marrë një top dhe nisën të luanin sikur ishin në plazh.

Mesazhi drejtuar lojtarëve ishte i qartë; “Nëse ju keni filluar pushimet, atëherë edhe ne jemi me pushime”, duke injoruar në këtë formë lojën e skuadrës në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat