Prishtina demolon Ulpianën! Nuk ka fitues në Malishevë

Futboll

Prishtina demolon Ulpianën! Nuk ka fitues në Malishevë

Nga: K.G. Më: 8 maj 2022 Në ora: 16:56
Prishtina demolon Ulpianën! Nuk ka fitues në Malishevë

Prishtina me lehtësi ka fituar me rezultat 3:0 ndaj Ulpianës së Ulpianës, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina arriti pikët e qetësisë dhe është larg zonës së barazhit, e cila tani zë vendin e pestë me 48 pikë pas 34 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

Ulpiana është në vend të nëntë me 34 pikë.

Derbi i të rrezikuarve mes Malishevës dhe Drenicës së Skenderajt, përfundoi pa fitues, 0:0.

Malisheva është në vend të shtatë me 44 pikë e Drenica po ashtu me 44 sosh por gjendet një pozitë më poshtë. Mbi 3000 shikues ishin në stadiumin “Liman Gegaj’ në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat