Komisioni Garues i FFM-së, pezullon stadiumin në Tetovë

Futboll

Komisioni Garues i FFM-së, pezullon stadiumin në Tetovë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:03
Komisioni Garues i FFM-së, pezullon stadiumin në Tetovë

Komisioni Garues pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pas incidenteve të fundit në përballjen në mes Shkëndijës dhe FC Shkupit, ka vendosur që të pezullojë terrenin e stadiumit në Tetovë.

Me këtë rast, Komisioni Garues, në bazë të raportit nga delegati, komisari dhe referët e ndeshjes, ka vendosur që procedurën e mëtutjeshme të dërgojë deri te Komisioni Disiplinor.

Ky i fundit duhet të dëgjojë edhe palët e involvuara në këtë rast, skuadrat e Shkëndijës dhe FC Shkupit, pas së cilës do të merr hapa konkrete, ndërsa vendimi përfundimtar pritet gjatë javës së ardhshme.

Kujtojmë se në bazë të rregullores, stadium në Tetovë mund të pezullohet nga 2 e deri më 10 ndeshje, ndërsa skuadra tetovare në sezonin e ri, do të duhet të zhvilloë ndeshjet plot 100 km nga Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat