Haaland gëzon kuzhinierët dhe psikologët

Futboll

Haaland gëzon kuzhinierët dhe psikologët

Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:59
Haaland gëzon kuzhinierët dhe psikologët

Sezonin e ardhshëm, Erling Haaland do të ketë misionin e vështirë të provojë vetën në kampionatin më të fortë në Europë, Premier League. Norvegjezi është tashmë një futbollist i Manchester City me këta të fundit që paguan klauzolën prej 75 milionë eurosh që kishte vendosur Dortmund për sulmuesin.

Nën udhëheqjen e trajnerit Pep Guardiola, 21-vjeçari do të provojë t’i japë një marsh më shumë The Citizens, sidomos kur vjen puna në Europë. Por, entuziazmi për aventurën e re, nuk ka bërë që Haaland të harrojë kohën e artë te Dortmund.

Norvegjezi ka falenderuar bashkëpunëtorët e përditshëm, shokët e skuadrës, stafin dhe kuzhinierët e klubit gjerman duke i dhuruar secilit prej tyre një orë dore. Sigurisht, flitet për marka të famshme si Rolex dhe Omega të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme në treg.

Kështu, shokëve të skuadrës, Haaland i dhuroio nga një Rolex me vlerën e 15.000 eurove ndërsa për stafin, kuzhinierët dhe psikologët e skuadrës gjermane nga një Omega me vlerën e 7.000 eurove.

Në këtë formë, të gjithë te Dortmund do të ruajnë një kujtim të bukur nga Haaland, me sulmuesin që i bëri të gjithë të lumtur dhe me orë të re. Megjithatë, tashmë që ka firmosur me një klub si City, Haaland ka luksin t’i lejojë vetes edhe ndonjë shpenzim të tepërt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat