Ky futbollist pritet të jetë largimi i parë nga Gjilani

Futboll

Ky futbollist pritet të jetë largimi i parë nga Gjilani

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:13
Ky futbollist pritet të jetë largimi i parë nga Gjilani

Tomislav Sorsa është largimi i parë nga SC Gjilani.

Mbrojtësi kroat, është futbollisti i parë që pritet të largohet nga skuadra e Gjilanit me të përfunduar kampionati.

Sorsa është dakorduar me drejtuesit e klubit të mos e vazhdojnë bashkëpunimin, pas dy vitesh qëndrimi në Gjilan, derisa ai tanimë është përshëndetur edhe me bashkëlojtarët e tij.

Anësori 33 vjeçar kishte ardhur te gjilanasit dy vite më parë, derisa këtë vit ishte ndër më të dalluarit.

“Kanal 10” mëson se te Gjilani pritet të ketë edhe largime te tjera gjatë javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat