Korabi dhe Egnatia luajnë për biletën e vetme të Superiores

Futboll

Korabi dhe Egnatia luajnë për biletën e vetme të Superiores

Më: 28 maj 2022 Në ora: 17:11
Korabi dhe Egnatia luajnë për biletën e vetme të Superiores

Korabi bëri një hap të suksesshëm pak ditë më parë, kur mposhti Apoloninë me rezultarin 3-2 për një vend në Play Out.

Tashmë dibranëve i duhet dhe një sforco e radhës ndaj Egnatias për të arritur objektivin maksimal, ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

Nga ana tjetër skuadra e Egnatias, pasi mposhti konkurencën e dy skuadrave më histori si Skënderbeu dhe Dinamo, i duhet me patjetër kjo fitore për të qëndruar në ligën elitare.

Ndeshja vendimtare mes Korabit dhe Egnatias do të luhet më datën 31 maj në orën 17:00 në Rrogozhinë, në stadiumin “Arena Egnatia”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat