Kluivert: Mbappe do ta fitojë shpejt "Topin e Artë"

Futboll

Kluivert: Mbappe do ta fitojë shpejt "Topin e Artë"

Më: 29 maj 2022 Në ora: 14:59
Kluivert: Mbappe do ta fitojë shpejt "Topin e Artë"

Kylian Mbappe nuk do të duhet  të presë shumë derisa të fitojë "Topin e Artë", sipas ish-futbollistit të njohur, Patrick Kluivert.

"Mbappe është një nga lojtarët më të mirë atje për momentin. Unë e përgëzoj atë për rinovimin e tij të fundit me PSG. Unë mendoj se ai do të fitojë Topin e Artë së shpejti", ka thënë holandezi.

Mbappe ishte në formë shkëlqyese këtë sezon ku shënoi 28 gola në Lige 1.

Pritej që francezi të bashkohej me Real Madridin kur kontrata e tij me PSG po shkonde drejt përfundimit, por ai zgjodhi të nënshkruante një kontratë të re për të qëndruar edhe tri vite në kryeqytetin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat