Klubi londinez kërkon një tjetër lojtar brazilian

Futboll

Klubi londinez kërkon një tjetër lojtar brazilian

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:26
Klubi londinez kërkon një tjetër lojtar brazilian

Marquinhos është vetëm 19 vjeç dhe luan si sulmues i djathtë. Lojtari brazilian është një prodhim i klubit të Sao Paulos, ndërkohë që verën e kaluar u bë pjesë e ekipit të parë.

Arsenali ka rënë prej kohësh në gjurmët e tij. Klubi londinez ia ka dalë të mbyllë akordin me klubin brazilian për shumën e 3.5 milionë eurove, me Marquinhos që do të nisë aventurën e parë europiane.

Sulmuesi i krahut do të firmosë kontratë deri në vitin 2027 me “Topçinjtë”. Marrëveshja mes palëve është finalizuar me sukses dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të lojtarit nën urdhrat e Mikel Artetës.

Klubi londinez kërkon një tjetër lojtar brazilian për repartin ofensiv. Ai është Gabriel Jesus, i cili do të largohet nga Manchester City pas afrimit të Erling Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat