Romano e konfirmon, Chelsea i interesuar në portierin shqiptar

Futboll

Romano e konfirmon, Chelsea i interesuar në portierin shqiptar

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Gazetari i njohur Fabrizio Romano e ka konfirmuar se gjiganti anglez, Chelsea, është i interesuar që të nënshkruajë me portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Chelsea është duke e konsideruar Strakoshan si njërin nga opsionet, por vetëm nëse portieri Kepa do të largohet nga klubi këtë verë.

Ndërkaq, Chelsea po ashtu është në garë për të siguruar shërbimet e portierit Gabriel Slonina, por që kjo marrëveshje dallon nga ajo me Strakoshan, pasi që Slonina konsiderohet të jetë transferim për një projekt për të ardhmen.

Në anën tjetër, interesim serioz në Strakoshan ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze, Fulham, kurse tani mbetet të shihet se ku do të shtrihet e ardhmja e portierit shqiptar.

Kontrata aktuale e Strakoshas me klubin e tij Lazio përfundon më 30 qershor, dhe ylli shqiptar nuk do ta rinovojë atë, gjë që nënkupton se ai do të jetë në formën e lojtarit të lirë për skuadrat që dëshirojnë ta transferojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat