Ish-ylli i Brazilit zbulon sekretin e tij: Jam biseksual

Futboll

Ish-ylli i Brazilit zbulon sekretin e tij: Jam biseksual

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 14:23
Richarlyson

Ish-reprezentuesi brazilian, Richarlyson, është shfaqur si biseksual dhe ka kritikuar homofobinë si në futboll ashtu edhe në atdheun e tij.

39-vjeçari, i cili luajti dy ndeshje ndërkombëtare në vitin 2008, është lojtari i parë i një skuadre të ligës braziliane që publikisht e pranon që është biseksual.

Richarlyson, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Brazil, foli për lidhjet e tij me burra dhe gra në paraqitjen e tij në emisionin “Nos Armarios dos Vestiarios”.

“Gjatë gjithë jetës sime më pyetën nëse isha gay apo jo. Kam pasur marrëdhënie me burra dhe kam pasur marrëdhënie edhe me gra”, tha Richarlyson në emisionin e transmetuar nga faqja e internetit “Globo Esporte”.

“Unë jam normal, kam dëshira dhe emocione. Jam takuar me burra, kam takuar gra. Edhe çfarë? Shumë njerëz thonë se është e rëndësishme të mbrojë veten, ndaj vendosa ta them sot. Unë jam biseksual”, shtoi më tej ish-futbollisti brazilian.

Richarlyson, i cili u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar, tregoi gjithashtu se ai nuk e kishte zbuluar këtë sekret, pasi nuk dëshironte të përjashtohej për shkak të seksualitetit të tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat