Ish-lojtari italian: Asllani ka mendje superiore

Futboll

Ish-lojtari italian: Asllani ka mendje superiore

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:04
Ish-lojtari italian: Asllani ka mendje superiore

Kristjan Asllani është lojtar i Interit. Mungon vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë javën e ardhshme.

Lele Adani ka folur për “DAZN”-in në lidhje me këtë transferim, duke lartësuar së tepërmi imazhin e mesfushorit shqiptar.

“Ai ishte gjysmë i panjohur deri para disa kohësh, tani e ka marrë Interi, një nga skuadrat më të forta në ligë. Me siguri ai është një lojtar me mendje superiore, që sheh korridore që të tjerët nuk i shohin, me personalitet.

Le t’i japim atij kohë për t’u vendosur dhe pastaj do të shohim. Mendoj se as Interi nuk e kupton se sa i fortë është, por tifozët do ta kuptojnë këtë”, ka thënë Lele Adani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat