Truproja i Ronaldos përfshihet në një zënkë në aeroport

Futboll

Truproja i Ronaldos përfshihet në një zënkë në aeroport

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:40
Truproja i Ronaldos përfshihet në një zënkë në aeroport

Truproja i yllit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, raportohet se është përfshirë në një zënkë në një aeroport në Spanjë.

Sipas raportimit nga “Menorca”, truproja u nervozua sa ishte duke pritur pasi ai bëri që një skaner aeroporti të fiket për shkak të gishtit të tij të lënduar.

Gazeta spanjolle tutje raportoi se ai kishte ngritur zërin dhe kishte bërë veprime të dhunshme para se të kalonte nëpër harkun e sigurisë së aeroportit, por pa pranuar të kontrollohet – pavarësisht paralajmërimeve nga personeli i sigurisë se “do të thërrisnin policinë”.

Truproja i sulmuesit portugez, i cili ka qenë oficer policie në Portugali, thuhet se i ka thënë personelit të aeroportit se “mund të telefononin kë të dëshironi”.

Megjithatë, policia pastaj mbërriti në vendngjarje dhe qetësoi situatën – por aeroplani privat i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” fluturoi gjysmë ore me vonesë shkaku i kësaj situate.

Cristiano Ronaldo nga “Menorca” u përshkrua si një kalimtar i rastësishëm dhe “serioz”, duke mos u përfshirë fare në këtë incident.

Edhe pse emri i truprojës në fjalë nuk u zbulua, përshkrimi i dhënë nga mediat spanjolle thuhet se tregon se ai ishte një nga dy binjakët që vëzhgojnë shtëpinë e yllit të futbollit.

Ronaldo dhe familja e tij mbrohen nga binjakët portugez që shërbyen si ushtarë me një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan.

Lëndimi i gishtit që i solli probleme truprojës së 27-vjeçarin në skanerin e aksesit “VIP” spekulohet se mund të ketë lidhje me aksidentin e fundit në të cilin ishte përfshirë vetura “Bugatti Veyron” e Ronaldos.

Drejtuesi i mjetit është thënë se ka qenë një punonjës i anëtarit të Manchester Unitedit, çka do të çojë në spekulime se truproja është ai që qëndron pas aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat