Ditë vendimtare për sulmuesin e Liverpoolit

Futboll

Ditë vendimtare për sulmuesin e Liverpoolit

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:05
Ditë vendimtare

Roberto Firminho është një çështje që Liverpooli duhet ta zgjidhë shpejt. 30-vjeçari, i cili formonte një treshe spektakolare në sulmin e skuadrës së Jurgen Klopp bashkë me Sadio Mane e Momo Salah, e ka humbur postin e titullarit pas ardhjeve të Diogo Jota dhe Luis Diaz.

Sulmuesi ka edhe një vit kontratë, ndërkohë që Juventusi ka gati 20 milionë paund për shërbimet e tij. “The Reds” nuk duan ta humbin, por largimi i Mane është zëvendësuar nga Darwin Nunez, kështu që Firminho do e ketë sërish të vështirë të fitojë një fanellë titullari te nënkampionët e Europës.

Mediet angleze shkruajnë se këto ditë pritet të nisin bisedimet në lidhje me rinovimin, por problemi lidhet me hierarkinë në ofensivën e Liverpoolit. Lojtari kërkon të aktivizohet për të qenë në formë në Botërorin Katar 2022.

Te Liverpooli nuk duan ta shesin, Klopp e vlerëson shumë, por askush nuk i jep garanci minutash. Duke llogaritur që vitin tjetër mund ta humbasë me parametra zero, klubi anglez mund të detyrohet të pranojë milionat e bardhezinjve italianë, që janë të gatshëm të përfshijnë edhe mesfushorin Rabiot në këtë operacion.

Firminho luan me Liverpoolin prej verës së vitit 2015 kur u transferua nga Hoffenheim. Deri tani ka zhvilluar 327 ndeshje dhe ka shënuar 98 gola me skuadrën e famshme të Premier League, ndërsa ka fituar Champions League e titullin kampion (2020), që në “Anfield” mungonte prej 30 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat