Çmime të “frikshme”, një natë në tendë kushton qindra paund

Futboll

Çmime të “frikshme”, një natë në tendë kushton qindra paund

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 16:46
FIFA zbulon “fshatin e tifozëve”

Kupa e Botës, Katar 2022 është në horizont dhe vendi organizator po merr masat e fundit që ky eveniment të jetë një risi e vërtet. Padiskutim, që risi është vetë fakti që për herë të parë një  edicion i Kupës së Botës do të luhet në periudhën nëntor-dhjetor.

Por, për momentin një nga problemet kryesore mbetet akomodimi i tifozëve.

FIFA ka zbuluar një “qytet” që planifikon të presë tifozët dhe nuk bëhet fjalë për hotele.

Image

Po flasim për një zonë kampingu me tenda në Al Khor, por jo e zakonshme, pasi një prenotim do të kushtojë  rreth 350 paund për natë

Në Katar rezervimet e hoteleve janë të kufizuara, pasi ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi, Al Khor pritet të jetë të jetë forma më e lirë e akomodimit për çdo tifozë.

Megjithatë, nuk po flasim për tenda të thjeshta, pasi për çdo kënd që do të rezervojë aty, do të jetë një eksperiencë dhe kujtim i bukur. Tendat janë të bollshme, kanë ajër të kondicionuar, banjo të brendshme dhe pajisje për përgatitjen e kafesë dhe çajit. Përveç kësaj, ekziston edhe luksi i një televizori, një tharëse flokësh, mundësi për të hekurosur rrobat, frigoriferi, një kasafortë dhe madje edhe Wi-Fi, pra kushte që ofrohen në një dhomë tipike hoteli.

Al Khor është vetëm 40 minuta larg kryeqytetit Doha dhe do të mirëpresë 9 ndeshje duke përfshirë edhe një nga gjysmëfinalet e Botërorit të këtij viti.

FIFA e ka përshkruar akomodimin si një eksperiencë unike që do t’i lejojë tifozët të lidhen me kulturën e Katarit.

Fshati Fan Al Khor ofron një përvojë unike të kampingut arab që pasqyron dhe përfshin traditat e Katarit, me një ndërthurje fantastike të kushteve bashkëkohore  deri te stili tradicional. I quajtur “fshati i tifozëve” është shumë pranë plazhit Farkiah, që mundëson një lidhje të jashtëzakonshme me natyrën, kulturën dhe bukurinë e rërës së artë.

Al Bayt Stadium dhe qyteti i Al Khor do të mirëpresin këto ndeshje gjatë Kupës së Botës:

Katar – Ekuador, Marok – Kroaci, Angli – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanjë – Gjermani, Holandë- Katar, Kosta Rika – Gjermani dhe më pas një ndeshje në fazat, 1/16, çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat