Zacchoreni: Milan është më e vështirë ta mbrosh titullin se sa ta fitosh atë

Futboll

Zacchoreni: Milan është më e vështirë ta mbrosh titullin se sa ta fitosh atë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:44
Zacchoreni: Milan është më e vështirë ta mbrosh titullin se sa ta fitosh atë

Milan u shpall kampion i Serie A në sezonin që u mbyll, teksa në sezonin e ri kuqezinjtë të drejtuar nga Stefano Pioli do të punojnë fort që ta mbrojnë këtë titull.

Në një intervistë për “Gazzetta.it”, trajneri i njohur Alberto Zaccheroni foli për kampionatin e ri që do të fillojnë, teksa ndër të tjera u shpeh se për Milan tashmë është më e vështirë të mbroj titullin se sa ta fitojë atë.

 A është më e vështirë të fitosh titullin apo ta mbrosh sezonin pasardhës? “Është më e vështirë ta mbrosh, me siguri. Është një punë më e madhe se sezoni i kaluar, që ishte edhe sfidë”.

Maldini dhe Massara? “Bëhet fjalë për drejtues që janë dëshmuar se kanë aftësi shumë të larta, bashkë me Piolin.  Ata bënë një punë të mahnitshme sepse ndërtuan, përpara se të blinin. Askush nuk e mendonte se Milani mund ta fitonte kampionatin. Një kryevepër që do të mbetet në historinë e klubit kuqezi dhe të futbollit italian.

Derisa të vërtetohet e kundërta, pra, ata meritonin dhe meritojnë besim. Po, është me të vërtetë një çështje besimi. Nëse dikush nuk e merr atë qind për qind, atëherë nuk mund të presësh që të japë maksimumin”.

Zaccheroni foli edhe për Paulo Dybala, një sulmues që e pëlqejnë shumë Interi dhe Milan: “E shoh kudo, përderisa nuk shkon më larg se 30 metra nga porta. Dybala që kthehet për të marrë topin para mbrojtjes nuk ka asnjë dobi.

Dhe këtu hyn në lojë skema e katër mesfushorëve. Nëse kjo mbështetje është e garantuar mirë, sulmuesi apo mesfushori-sulmues nuk ka nevojë të tërhiqet shumë pas”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat