Inzaghi thotë se rikthimi i Lukakut i jep Interit zgjidhje të shumta

Futboll

Inzaghi thotë se rikthimi i Lukakut i jep Interit zgjidhje të shumta

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:50
Romelu Lukaku

Kthimi i Romelu Lukaku te Interi do t'u sigurojë “Nerazzurrëve” opsione të reja pasi ata kërkojnë të rikuperojnë “Scudetton” sezonin e ardhshëm, sipas trajnerit Simone Inzaghi, i cili e cilësoi largimin e sulmuesit vitin e kaluar një goditje të madhe.

Lukaku iu bashkua Chelseat në një marrëveshje rekord prej 115 milionë eurosh gushtin e kaluar, por është rikthyer në “Giueseppe Meazza” në formë huazimi, pasi shënoi vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Premier Ligë për skuadrën e Thomas Tuchel.

Reprezentuesi belg shënoi 64 gola në 95 ndeshje gjatë periudhës së tij të mëparshme dyvjeçare me Interin, duke i ndihmuar ata për titullin e Serie A në sezonin 2020/21, dhe e ka përshkruar rikthimin e tij te “Nerazzurët” si të kthehej në shtëpi.

Inzaghi, i cili stërviti Lukakun për një kohë të shkurtër përpara se të largohej për në “Stamford Bridge” vitin e kaluar, thotë se sulmuesi do t'i japë atij mundësi të reja taktike, por mbetet i etur për të theksuar kontributin e dhënë nga sulmuesit e tjerë të klubit sezonin e kaluar.

“Këtë vit ishte mundësia dhe klubi më informoi. Për mua ishte një goditje e madhe humbja e Lukakut vitin e kaluar, pa harruar se sulmi ynë ishte më i miri në Itali vitin e kaluar.

Romelu është një lojtar shumë i fortë, por nuk do të harroj atë që bënë sulmuesit e tjerë sezonin e kaluar, të cilët ishin gjithashtu të shkëlqyer me keqardhjen që nuk e fituan ‘Scudetton’. Këtë vit ne e fillojmë sërish me shumë dëshirë”, tha Inzaghi.

"Është pak herët ... por unë tashmë kam ide në kokën time. Romelu na jep shumë zgjidhje: ne mund të rikuperojmë lart ose poshtë, sa më shumë përpara të rikuperohet topi aq më pak duhet të vraponi për të shënuar. Ne do të kemi më shumë zgjidhje me të, ndërsa kuptojmë se sulmuesit e tjerë bënë shumë mirë”, shtoi më tej trajneri i Interit.

Lukaku i bashkohet një sulmi të frikshëm të Interit që shënoi 84 gola pavarësisht se humbi titullin e Serie A ndaj Milanit sezonin e kaluar, me Lautaro Martinez që shënoi 21 gola në ligë dhe Edin Dzeko që shënoi plot 13 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat