Broja ultimatum Chelsea-t

Futboll

Broja ultimatum Chelsea-t

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:02
Broja

Armando Broja dëshiron të tregojë vlerat e tij te Chelsea, por trajneri Thomas Tuchel nuk e ka planifikuara ta marr me vete në fazën përgatitore që do të zhvilloj në mes të korrikut në SHBA.

Ora News mëson ekskluzivisht se përfaqësues të futbollist kanë folur me drejtuesit e bluve të Londrës dhe iu kanë bërë të qartë se Broja duhet të jetë pjesë e ekipit në “preseason”, në të kundërt do të largohet nga Chelsea.

Klubi i ka thënë përfaqësuesve të futbollistit shqiptar se Tuchel e vlerëson Brojën, por nuk e sheh të arsyeshme ta marr me veten në përgatitoren në SHBA, pasi nëse qëndron në Londër mund të përgatitet më mirë.

Por kjo gje nuk e bind ndërkombëtarin shqiptar, pasi ai do të kishte shumë pak kohë në dispozicon për të treguar veten në sytë e trajnerit gjerman dhe në këto kushte i ka vendosur ultimatum Chelsea-t për të dhënë një përgjigje përfundimtare deri në fund të javës .

Nëse Tuchel vendos përfundimisht të mos e marr me veten në fazën përgatitore përtej oqeanit, Broja do të largohet nga “Stamford Bridge” dhe për të ka adhurues të shumtë në ishull.

West Ham insiston prej kohësh dhe është gati të kënaq financiarisht Chelsea-n për të siguruar shëbrimet e shqiptarit. Kjo pistë i pëlqen edhe sulmuesit 20-vjeçar, pasi do të qëndronte në Londër, aty ku është rritur.

Por në garë është futur edhe Everton, me trajnerin Frank Lampard që po synon të përforcohet me Brojën, i cili brenda kësaj jave kërkon të vendos të ardhmen e tij.

Nga e shtuna e 2 krrikut Chelsea po stërvitet në Cobham ku në dispozicon të stafit teknik janë 14 futbollistë, ndërsa në 9 korrik grupi do të jetë i plotë dhe do të fluturojë për në Amerikë, ku do zhvilloje edhe tre ndeshje kundër Club America, Charlotte FC dhe Arsenal.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat