Reagon Gashi

Futboll

Reagon Gashi

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 23:51
Reagon Gashi

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën ndërkombëtare.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti baras 1:1 me Zalgirisin.

Kushtrim Gashi ishte një nga futbollistët që i mungoi Ballkanit sonte, por jo për shkaqe lëndimi.

Image

Mesfushori nuk u ftua nga trajneri, Ilir Daja, për këtë ndeshje. Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka pasur një përplasje, pasi lojtari nuk është pajtuar me vendimin e trajnerit për të qenë rezervist ndaj Zalgirisit.

“Në një ekip janë prezent këto gjëra, sidomos në kohë merkatoje.

Nuk i mohojmë vlerat e tij. Gashi ka pas minutazh të vogël nga janari e këtej. Ai nuk e ka dhënë në miqësore atë që ne prisnim.

Emërllahu ishte ndër lojtarët më të mirë sonte, i cili luan në pozitën e Gashit. Një lojtar me eksperiencë si Gashi, nuk duhej të dilte mbi interesin personal në këtë ndeshje”, ishte përgjigja e Dajës sonte pas ndeshjes, kur u pyet rreth këtij rasti.

Në anën tjetër, Gashi ende nuk është deklaruar për këtë rast. Ai sonte ka publikuar vetëm një fotografi të Ilir Dajës, teksa shihet se ndeshjen e ka ndjekur nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat