Trajneri i Shkupit: Kur je favorit, e di që kundërshtari do të mbrohet 

Futboll

Trajneri i Shkupit: Kur je favorit, e di që kundërshtari do të mbrohet 

Nga: K. G. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:21
Goce Sedloski

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Lincolnit të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Champions League në futboll.

Skuadra shqiptare gjendet me një këmbë në rrethin tjetër. 

Trajneri i Shkupit, Goce Sedloski, pas ndeshjes tha se edhe pse me një këmbë janë në turin tjetër, kanë mbetur edhe 90 minuta për ta konfirmuar këtë.

“Urime lojtarëve. E dinim që kishim një kundërshtar të mirë përballë, por lojtarët e mi bënë gjithçka që kërkova prej tyre.

Edhe pse luajtëm me një lojtar më pak, arritëm të bënim më të mirën dhe mund të kishim shënuar një gol tjetër. Megjithatë, edhe pse jemi me një këmbë në raundin tjetër, në Gjibraltar na presin edhe 90 minuta të tjera.

Ndeshja e parë në Evropë dhe për këtë arsye u futëm paksa të stresuar.

Kur je favorit, e di që kundërshtari do të mbrohet. Ne mund të bëjmë një punë më të mirë për të korrigjuar gabimet që kemi bërë”, tha Sedloski.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Gjibraltar, është caktuar për të martën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat