Vardari angazhon sih futbollistin e FC Shkupit

Futboll

Vardari angazhon sih futbollistin e FC Shkupit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:43
Vardari angazhon sih futbollistin e FC Shkupit

Vardari sot edhe zyrtarisht nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, derisa drejtuesit e kësaj skuadre kanë punuar edhe në angazhimin e futbollistëve të rinj gjatë kësaj periudhe, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër emrat e fundit që i është bashkuar kësaj skuadre, është Filip Janevski, mesfushori fantazist i Skopjes, i cili me Vardarin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

28-vjeçari Janevski bëri një sezon shumë të mirë me Skopjen edicionin e kaluar, duke u paraqitur në 22 ndeshje, ku kishte regjistruar edhe 3 gola dhe 3 asistime gjatë kampionatit të rregullt, ndërsa ishte më i merituari që Skopje mbijetoi në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, duke shnëuar dy golat vendimtarë në ndeshjen e balotazhit kundër Bellasicës.

Do të jetë kjo hera e parë që Janevski do të veshë fanellën e Vardarit, derisa më parë kishte luajtur edhe me ekipin e të rinjëve të Rabotniçkit, Makedonija Gj.P, Borecin, Skopjen dhe FC Shkupin, te e cila shumë vite më parë kishte luajtur edhe babai i tij, Goran Janevski, gjithashtu një mesfushor shumë i spikatur që jepte fantazi në lojën e “pëllumbave” nga Çairi që atë kohë garonin me emrin, Slloga Jugomagnat.

Kujtojmë, Vardari gjatë kësaj merkatoje, ka angazhuar edhe tre futbollistë të tjerë të repartit ofenziv, si Simeon Hristov (Tikvesh), Dario Desniq (Skopje) dhe Jovan Popzlatanov (Makedonija Gj.P)..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat