Vajzat të bëjnë të kthesh kokën shpesh mbrapa, gazetari rumun tronditet në Shqipëri

Futboll

Vajzat të bëjnë të kthesh kokën shpesh mbrapa, gazetari rumun tronditet në Shqipëri

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:08
Pamje nga ndeshja në Shkodër

Craiova e ka mbyllur ndeshjen e parë në Shkodër me Vllazninë, teksa të dy ekipet u ndanë në barazimin 1:1.

Kjo përballje kishte interes të madh edhe për vetë rumunët, sidomos pas atij eliminimi që i erdhi nga Laci në sezonin e shkuar.

Shumë gazetarë rumunë udhëtuan drejt Shkodrës për të parë gjithçka nga afër. Gazetari i medias “Cuvantul Libertatil” ka mbetur i mahnitur nga bukuria e femrave shqiptare, ndërsa veçon si imazh të keq kaosin e rrugës. Gjithashtu shprehet se panorama e ofruar nga qentë dhe lypës të shumtë që pushtojnë rrugën i kujton Rumaninë të para 20 viteve.

“Nëse nuk e keni avionin në dispozicion, rruga drejt Shqipërisë kalon përmes fqinjëve në Ballkan, Bullgarisë dhe Serbisë. Sprova e madhe janë rrugët në Serbi, të cilat të bëjnë të shash në momentin që vendose të zgjedhësh këtë itinerar.

Pasi kalon Kosovën, perspektiva jote ndryshon, peizazhi ndryshon, ndjen se po shkon drejt Perëndimit.

Edhe pse ju kërkohet të paguani një tarifë prej 15 euro në hyrje, e detyrueshme, si në Bullgari. Pas kalimit në Shqipëri, gjërat e para që ju ofrohen janë kartat e telefonit, jashtëzakonisht të dobishme dhe birra Peja, shumë e njohur në Kosovë dhe Shqipëri. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, shumë të kujdesshëm, fatura e telefonit, me internetin e përdorur rregullisht, mund t’ju kushtojë më shumë se qëndrimi në Shqipëri.

Rrugët janë në rregull, por vërejtja e parë do të lidhej me çmimet e karburanteve, të cilat janë më të larta se në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Shqipëria pushtohet nga turistët në këtë periudhë, zonat e Adriatikut apo Jonit, me në krye Sarandë, Durrës apo Ksamili, duke qenë shumë të njohura, dhe vitet e fundit resortet janë mbushur me njerëz, turistë që vijnë nga kudo. Qyteti i Shkodrës ndodhet në veri të vendit, afër kalimit në Mal të Zi.

Nga Craiova, duhen rreth 11-12 orë për të arritur atje, në varësi të ndalesave. Ulqini, një nga resortet tërheqëse në Mal të Zi, është vetëm 45 kilometra larg Shkodrës, ku qytetet janë binjakëzuar.

Pra, jo shumë larg detit Adriatik, qyteti i Shkodrës ju ofron edhe një perspektivë të bukur të Alpeve Shqiptare. Shkodra ka rreth 130,000 banorë, duke qenë qyteti i 5-të më i madh në Shqipëri. Vetë qyteti ofron kontraste mahnitëse. Gjatë kësaj periudhe temperatura është rreth 36-38 gradë, por qyteti vibron që në mëngjes dhe pas orës 18:00, qendra pushtohet nga mijëra njerëz, kryesisht të rinj.

Vajzat janë shumë të bukura, të bëjnë të kthesh kokën shumë herë.

Çmimet janë të krahasueshme me ato në Craiova. Lypësit janë të shumtë në rrugë, qentë gjithashtu, atmosfera nga ky këndvështrim është disi e ngjashme me tonën një dekadë apo edhe dy më parë. Në rrugë mbizotëron kaosi, nuk respektohet asnjë rregull, përshtypja e parë të trondit, qofshi shofer apo këmbësor dhe policia është indiferente”, shkruhet në artikullin e medias rumune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat