Arijan Ademi hero i Dinamos së Zagrebit, rrëzon skuadrën shqiptare

Futboll

Arijan Ademi hero i Dinamos së Zagrebit, rrëzon skuadrën shqiptare

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2022 Në ora: 23:00
Arijan Ademi hero i Dinamos së Zagrebit

Dinamo e Zagrebit triumfon me rezultat 1:0 ndaj Shkupit, në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Mbi 11 mijë shikues në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, panë lojë të mirë mes skuadrës shqiptare Shkupit dhe Dinamos së “Zagrebit. 

Në minutën e 41-të, Cephas i Shkupit, shpërthen nga e djathta, del përballë portierit prirët me portën, por topi i goditur prej tij shkon ngjitur me shtyllën.

Kreator i fitores është kapiteni Arijan Ademi, i cili në minutën e 47-të shënoi gol nga një goditje e bukur nga rreth 9-10 metra.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 2:2 në Maksimir dhe Dinamo kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Arijan Ademi është hero i Dinamos së Zagrebit, rrëzon skuadrën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat