Sulmuesi me origjinë shqiptare, Shkëlqim Vladi, është duke kaluar një moment të shkëlqyer në Ligën e Dytë zviceriane, me fanellën e Araut.
Në 3 ndeshjet e para të kampionatit 21-vjeçari ka arritur të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një protagonist absolute te skuadra ku aktivizohen një numër i konsiderueshëm futbollistësh shqiptarë.
Vladi gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e sotëm ndaj Lausanës, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-2. Bomberi shqiptar, shënoi në minutën e 88-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Në të kaluarën 21-vjeçari, përveç Araut, është aktivizuar edhe me Yverdon. Sezonin e shkuar me Araun, shqiptari gjeti 4 herë rrugën e rrjetës në 10 ndeshje.