Ballkani - Klaksvik, ja kë favorizojnë bastet

Futboll

Ballkani - Klaksvik, ja kë favorizojnë bastet

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:18
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani sonte përballet me skuadrën nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik, në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka dhe Klaksvik do të ndeshen në ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë që pritet të sjell një ndeshje të fortë pasi që të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv për sfidën kthyese që luhet pas një javë në Ishujt Faroe.

Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës është favorite për ta fituar ndeshjen e parë kundër ekipit ishullor, sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”.

Kuota për triumfin e Ballkanit është 1.95, barazimi 3.40, ndërsa për fitoren e mysafirëve kuota llogaritet 3.40.

Ndeshja Ballkani-Klsavik nis në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat