Nuk mjafton goli i shqiptarit, Magdeburg mposhtet si vendas

Futboll

Nuk mjafton goli i shqiptarit, Magdeburg mposhtet si vendas

Nga: K. Goca Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:27
Jason Çeka

Futbollisti shqiptar, Jason Çeka, ka shënuar për Magdeburgun, por nuk i mjaftoi për të marrë pikë në duel me Holstein Kiel, në takimin e javës së tretë të Bundesliga II. 

Holstein Kiel ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të Magdeburgut.

Çeka shënoi në minutën e 43-të, ndërsa për Kiel realizuan Komenda (18') dhe Pichler (59'-nga penalltia). 

Çeka u zëvendësua në minutën e 69-të.

Holstein Kiel është në pozitën e dhjetë me 5 pikë dhe Magdeburg i 13-ti me 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat