Berisha shënon, Lenjani asiston/ Barazojnë Fenerbahçe dhe Umraniyespori

Futboll

Berisha shënon, Lenjani asiston/ Barazojnë Fenerbahçe dhe Umraniyespori

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Fenerbahçe dhe Umraniyespor kanë luajtur baras në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2022/23 në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Ulker Stadyumu” përfundoi me rezultatin 3:3.

Dy futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani dhe Mërgim Berisha, lanë gjurmë në këtë përballje.

Lenjani ishte asistues te goli i parë i Umraniyesporit i shënuar nga Tomislav Glumac (29’).

Kurse, Berisha e shënoi në minutat shtesë (90+2’) golin e tretë për Fenerbahçen, që ishte edhe goli i barazimit dhe rezultatin përfundimtar.

Enner Valencia (19’, 45+2’) shënoi dy golat tjerë për vendasit, kurse Valentin Gheorghe (67’) dhe Antonio Mrsic (73’) për mysafirët.

Fenerbahçe në javën e ardhshme luan në udhëtim te Kasimpasa, kurse Umraniyespor e pret Antalyasporin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat