Avdijaj shpërthen me gola në fanellën e kampionit të Zvicrës 

Futboll

Avdijaj shpërthen me gola në fanellën e kampionit të Zvicrës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:07
Avdijaj shpërthen me gola në fanellën e kampionit të Zvicrës 

Futbollisti Donis Avdijaj shpërthen me gola në fanellën e Zurich-ut, duke shënuar golat e parë në ekipin e ri.

Zurich ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Linfield nga Irlanda Veriore.

Avdijaj është i pandalshëm duke shënuar dy gola brenda 15 minutave, në minutën e 11-të dhe të 26-tën dhe Santini në atë të 84-tën.

Avdijaj është zëvendësuar në minutën e 46-të nga Bledian Krasniqi.

Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi dhe Donis Avdijaj, u paraqitën standardë dhe Blerim Xhemaili luajti nga minuta e 74-të.

Kamberi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 62-të.

Zurich edhe takimin e parë e ka fituar me 2.0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:0 është kualifikuar në play-off të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat