Shqiptari tregoi planin si vendosën në rrezik Barcelonën

Futboll

Shqiptari tregoi planin si vendosën në rrezik Barcelonën

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:44
Balliu

Barcelona është përballur në ndeshjen e parë të sezonit me Vallecanon, atje ku nuk ka marrë më shumë se barazimi 0:0.

Nga minuta e parë e ka nisur takimin edhe Ivan Balliu.

Ndërkohë fjalët e mbrojtësit shqiptar janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Lojtari i Kombëtares tregoi planin sesi punoi trajneri i Vallecanos për të vënë në vështirësi kundërshtarin.

“Ne punuam shumë në stërvitje për ta vendosur në vështirësi Barcelonën nga krahu i Jordi Albas, edhe në pjesën e topave në ajër”, tha Balliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat