FC Copenhagen fiton, Bardhi 32 minuta për Trabzonspor-in

Futboll

FC Copenhagen fiton, Bardhi 32 minuta për Trabzonspor-in

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:53
FC Copenhagen

Skuadra daneze Copenhagen triumfon me rezultat 2:1 ndaj Trabzonspor-it, në takimin e parë të kualifikueseve të play-off-it të Champions League.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, debutoi në fanellën e Trabzonspor-it, duke u inkuadruar në lojë nga minuta e 58-të.

Ai u paraqit plot 32 minuta por pa sukses që të shënojnë në portën e danezëve.

Golat i realizuan për vendasit Claesson (9') e Lerager (48') dhe për mysafirët Bakasetas (79’). 

Trabzonspor-in e pret punë e vështirë në takimin e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat