Klubi anglez mbyll stadiumin për fëmijët deri në 2 vjeç

Futboll

Klubi anglez mbyll stadiumin për fëmijët deri në 2 vjeç

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:05
Klubi anglez mbyll stadiumin për fëmijët deri në 2 vjeç

Kërkimi shkencor dhe siguria e tifozëve. Në Angli, mes Premier League dhe Championship, ka disa klube që po punojnë për të përmbushur nevojat e publikut dhe për të siguruar standarde të larta sigurie brenda stadiumeve të tyre.

Shembulli vjen nga Norwich, i zbritur nga Premier League së fundi. “Kanarinat”, të cilat deri më tani kanë grumbulluar 4 pikë në 4 ndeshje të kampionatit, pas konsultimeve të ndryshme me studiues shkencorë, kanë arritur në një përfundim specifik.

“Carrow Road” do të jetë i ndaluar për fëmijët nën 2 vjeç për shkak të efekteve të dëmshme afatgjata në dëgjim. Ky është njoftimi zyrtar për shtyp nga Norwich, i publikuar në kanalet e tij sociale:

“Klubi vazhdon të ekzaminojë incidente të ndryshme të lëndimeve personale brenda stadiumeve dhe ambienteve sportive, si dhe të vlerësojë kërkimet akademike mbi ndikimin e zhurmës në dëgjimin e fëmijëve.

Në përputhje me politikat e hyrjes në stadiumet kryesore kombëtare, klubi ka vendosur të përditësojë udhëzimet e hyrjes në ‘Carrow Road’ për ndeshje dhe ngjarje më të mëdha specifike. Fëmijët nën 2 vjeç nuk do të lejohen më të hyjnë në ambientet e brendshme të stadiumit në ditët e ndeshjeve.

Ky vendim është marrë për të parandaluar rreziqet dhe dëmtimet serioze për fëmijët nën moshën 2 vjeç. Fëmijët mbi 2 vjeç do të mund të hyjnë në ditët e ndeshjeve në ‘Carrow Road’ me një biletë të vlefshme”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat