“Daily Mail”: PSG përgatit 70 milionë euro për yllin e Cityt

Futboll

“Daily Mail”: PSG përgatit 70 milionë euro për yllin e Cityt

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:09
“Daily Mail”: PSG përgatit 70 milionë euro për yllin e Cityt

Mesfushori portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva raportohet se mund të largohet nga “Etihad” gjatë kësaj verë.

Silva prej kohësh është i lidhur me transferimin te Barcelona, por sipas ‘Daily Mail’ spanjolli mund të transferohet tek PSG-ja.

Kampionët në fuqi të Francës, janë të gatshëm t’ia ofrojnë Cityt 70 milionë euro për Silvan.

Spanjolli ka edhe tri vite kontratë me Manchester Cityn, por në Paris janë të sigurt se oferta e tyre do t'i kënaq drejtuesit e klubit anglez.

Silva në paraqitjen e tij të fundit për mediat, tha se është i kënaqur te skuadra e Pep Guardiolës, por ai e pranon se nuk e di se çfarë mund të ndodh në të ardhmen.

“Unë kam thënë se jam i lumtur këtu, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do të shohim. Marrëdhënia ime me klubin është shumë e sinqertë. Unë kam qenë i hapur me ta dhe ata e dinë se çfarë dua unë. Nëse qëndroj këtu do të isha shumë i lumtur. Gjithmonë do ta respektoj këtë klub dhe do të jap më të mirën për ta”, kishte deklaruar Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat