Tifozët e Shkupit i presin me këngën e Adem Jasharit dhe duartrokitje

Futboll

Tifozët e Shkupit i presin me këngën e Adem Jasharit dhe duartrokitje

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 10:52
Tifozët e Shkupit

Në mbrëmjen e sotme është zhvilluar derbi shqiptar në fazën e Play Off të Conference League.

Shkupi është ndeshur me Ballkanin, teksa ekipi i Kosovës arriti që të fitonte me shifrat 1-2.

Pavarësisht sesi do të shkojë historia në ndeshjen e kthimit, një gjë dihet me siguri, një ekip shqiptar do të kalojë në fazën e grupeve të Europës.

Ndërkohë gjest vërtet emocionues ka ndodhur para nisjes së ndeshjes.

Teksa lojtarët e Ballkanit kanë hyrë në fushën e blertë, duartrokitje kanë ardhur nga tifozët e Shkupit. Shvercerat kanë nisur të këndojnë menjëherë për heroi Adem Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat