Seferi: Objektivi im ishte të largohesha me kokën lart nga Shqipëria

Futboll

Seferi: Objektivi im ishte të largohesha me kokën lart nga Shqipëria

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:26
Seferi

Tirana e ka nisur me një barazim 1-1 ndeshjen e parë të sezonit ndaj Kukësit, ku në përfundim të sfidës i intervistuar nga “Over Sport” ka folur dhe Taulant Seferi i cili ka komentuar rezultatin final të ndeshjes dhe situatën me të ardhmen e tij duke pranuar se është pranë largimit nga Tirana.

Ndeshja?

Padyshim sot na pengoj pak gjendja e fushës e cila kondicioni lojën e skuadrës në disa zona, por mendoj se meritonim tre pikët.

Largimi nga Tirana?

Po ende nuk kam firmos, jam gati te firmos dhe besoj se do te ndodhi ne ditët e ardhshme, mendoj se ishte e fundit me Tiranën.

Ne futbollistët në moshë të re duam të bëjmë hapin më të mirë në karrierë për ato punojmë.  Unë u mundova të largohem me kokën lart nga Shqipëria dhe jo si dështim, ai ishte objektivi im.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat