Medin Bajrami ka ndërruar ambientin e tij në afatin kalimtar të verës. Ai nga Renova ka kaluar në radhët e Malishevës. Në dy ndeshje miqësore për skuadrën e tij të re i shënoi dy gola kundër Kastriotit dhe Rilindjes.
Për Malishevën debutoi në javën e tretë të ALBI MALL Superligës së Kosovës kundër Ferizajit 3-1 në stadiumin e vet në “Liman Gegaj” në javën e tretë.
Sot (e shtunë) Malisheva është mysafir i Trepça ‘89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë me fillim prej orës 15:00. Mbrojtësi i talentuar 24-vjecar pret të jetë titullar në këtë ndeshje.
Në një intervistë për Open-TV, Medin Bajrami flet për pritjen në klub, infrastrukturën, dallimin mes futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe ALBI MALL Superligës, ndeshjen kundër Trepcës’89 e të tjerë.
PRITJA- Më kanë pritur shumë mirë. Nuk kam asnjë problem, jam shumë i kënaqur. Edhe nëse kam pasur ndonjë telashe më të vogël menjëherë më kanë ofruar ndihmë. Kushtet i kemi shumë të mira. Pra, gjithçka është Ok.
INFRASTRUKTURA- Bari artificial është pak problem, megjithate stërvtjet janë vërtet në nivel të lartë.
NDESHJA ME TREPÇA’89- Pres një ndeshje shumë të vështir, por them se jemi të përgatitur maksimalisht dhe me dëshir për rezultat pozitiv. Ndeshjen e fundit kampionale kundër Drenicës që e luajtëm në shtëpi e humbëm dhe tani duhet të kthejmë ato pikë të humbura. Besoj se me angazhim maksimal mund të kthehemi me rezultat pozitiv.
DALLIMET MES LIGËS SË RMV-SË DHE ALBI MALL SUPERLIGËS- Në Kosovë më duket se futbolli luhet më shpejtë se sa në Maqedoninë e Veriut. Kjo është përshtypja ime e parë, por më shumë mund të mësoj pasi të luaj më shumë ndeshje.
SYNIMET- Për Malishevën ky është sezoni dytë në ALBI MALL Superligën e Kosovës. Kemi ekip të mirë me lojtarë të talentuar dhe shpresojmë të arrijmë rezultate sa më të mira, edhe pse startin nuk e filluam mirë. Jemi optimistë se nga java në javë do të vijmë duke u përmirësuar dhe ngjitemi sa më lartë në renditjen tabelore. Ambiciet janë të mëdha. Të shohim..