Sulmohet fizikisht kryesia e skuadrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Sulmohet fizikisht kryesia e skuadrës shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2022 Në ora: 19:27
Sulmohet fizikisht kryesia e Voska Sport

Turp i madh në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. Sulmohet kryesia e klubit shqiptar Voska Sport e Ohrit.

Voska Sport reagon madje duke pasqyruar edhe një foto ku shihet se si sulmohen nga huliganët. 

“Skandal. Sulmohet kryesia e F.C  Voska Sport nga huliganët e Gostivarit.

F.C  Voska Sport në kuadër të xhiros së 5-të ishte mysafir i Gostivarit, një skuadër tjetër pretendente për titull. 

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij takimi, F.C  Voska Sport si në çdo ndeshje u fut maksimalisht e përgatitur edhe sot përballë Gostivarit, drejtuesit e së cilës skuadër bashkë me disa nga tifozët e tyre huligan treguan një kulturë shumë të ulët sportive. 

Si duket goli i shënuar nga Ardit Demiri nuk ju pëlqeu aspak drejtuesve të Gostivarit, të cilët vetëm për të frikësuar skuadrën tonë dhe për të arritur te fitorja, ata në vend që të tregojnë forcën brenda fushës, një gjë të tillë bënë jashtë saj, duke sulmuar kryesinë e F.C  Voska Sport. 

Vërtetë një akt skandaloz ky nga ana e drejtuesve të #Gostivarit, për më tepër kur të njëjtit pretendojnë që Gostivarin ta shndërrojnë në një klub europian. Megjithatë rasti i djeshëm, për fat të keq tregon të kundërtën, pasi një ekip që pretendon Europën, rezultatet duhet ti kërkojë në fushën e blertë dhe jo me anë të muskujve, pasi edhe në atë mënyrë nuk arritën qëllimin e tyre për të mposhtur skuadrën e F.C  Voska Sport. 

Futbolli luhet në fushën e blertë të dashur gostivaras, apo kush qëndron pas këtij klubi, dhe jo në tribunë, aty ku vendin e kanë futbolldashësit e vërtetë dhe jo huliaganët që i paguani për të ju përcjellë në ndeshjet futbollistike, pasi juve vlerën e një ekipi serioz, apo pretendent e humbët që disa javë më parë, kur u sulmuat edhe nga vetë tifozët e juaj në mënyrë kibernetike”, reagon Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat