Zbardhen formacionet, Ancelotti pa Benzemanë, Simeone i beson Griezmannit

Futboll

Zbardhen formacionet, Ancelotti pa Benzemanë, Simeone i beson Griezmannit

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:19
Zbardhen formacionet, Ancelotti pa Benzemanë, Simeone i beson Griezmannit

Zbulohen formacionet titullare të derbit të Madridit, Atletico-Real, që nis në orën 21:00. Carlo Ancelotti në rreshtimin tip 4-3-3, në mungesë të Karim Benzemasë, i cili është i dëmtuar, ka aktivizuar Valverden, me Rodrygon merr pozicion e francezit.

Tchouameni vendoset në qendër të mesfushës për të mbrojtur krahët e Modricit dhe Toni Krossit, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Carvajal e Mendy në dy krahët e Alaba me Militaon në qendët.

Simeone për të përballuar sulmin cilësor të Realit ka mbipopulluar mesfushës me pesë elementë. Në rreshtimi 3-5-2, në majë të sulmit janë Joao Felix dhe Griezmann.

Është hera e parë që sulmuesi francez luan titullar këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat