Kupa e Shqipërisë, Vukiçeviç i qartë me objektivin

Futboll

Kupa e Shqipërisë, Vukiçeviç i qartë me objektivin

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 15:01
Kupa e Shqipërisë, Vukiçeviç i qartë me objektivin

Ditën e hënë, Laçi luajti ndaj Devollit në transfertë në raundin e 1/16 të Kupës së Shqipërisë.

Ekipi kurbinas fitoi me shifrat 0-2 dhe padyshim që ky sukses ishte një lloj oksigjeni për ekipin, kjo pas shumë problemeve që ka në kampionat.

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç, do të shprehej pas ndeshjes.

“Në këtë përballje u munduam t’i jepnim hapësirë lojtarëve që nuk kanë zhvilluar shumë minuta. Ky sukses është ndryshe nga një ndeshje e kampionatit. Vitin e kaluar ishim në finalen e Kupës dhe duam që këtë vit të arrijmë në finale”

Ndeshja e dytë mes Laçit dhe Devollit do të luhet më datë 12 tetor dhe padyshim që për ekipin kurbinas pritet të jetë thjesht një formalitet kualifikimi, kjo pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 0-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat