Messi në dyshim

Futboll

Messi në dyshim

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:37
Messi në dyshim

Lionel Messi është në dyshim për ndeshjen e fundit të Argjentinës para Kupës së Botës.

Sipas TyC Sports , kampioni i PSG-së mund të humbasë ndeshjen miqësore kundër Xhamajkës, të planifikuar në orët e para të ditës së nesërme për shkak se ka shfaqur simptoma gripi.

Lojtari i PSG-së nuk është stërvitur me grupin së fundmi, por gjithsesi do të udhëtojë me shokët e tij për në New Jersey.

Argjentina nuk kërkon ta rrezikojë “pleshtin” pasi synon ta ketë në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës që do të luhet në muajin nëntor dhe dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat