Ronaldo me Portugalinë tronditen në fund nga Spanja

Futboll

Ronaldo me Portugalinë tronditen në fund nga Spanja

Nga: K.G. Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:41
Ronaldo me Portugalinë tronditen në fund nga Spanja

Spanja ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 1:0 ndaj Portugalisë, në ndeshjen që u zhvillua në Braga në kuadër të Ligës së Kombeve, Divizioni A 

Futbollisti Alvaro Morata është hero i fitores së Spanjës, duke shënuar në minutën e 88-t.

Një gol që nuk matet as me ari, që e rrëzon Portugalinë nga vendi i parë. 

Spanja merr tre pikë dhe përfundon në pozitën e parë. 

Portugalia dhe Cristiano Ronaldo si vendas tronditen nga "Furia e Kuqe", në çastet e fundit humbin vendin e parë, që i shpinte në fazën për të luftuar për titullin e kampionit në Ligën e Kombeve dhe për të siguruar edhe një vend direkt në Kampionatin Evropian.

Spanja përfundon e para me 11 pikë në Grupin 2, pasojnë Portugalia 10, Zvicra me 9 dhe Çekia me 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat