Kjo është edhe më e veçantë për Granit Xhakën, e rrallë apo jo

Futboll

Kjo është edhe më e veçantë për Granit Xhakën, e rrallë apo jo

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2022 Në ora: 23:40
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës,. Granit Xhaka, sot ka festuar datëlindjen (sot 30 vjeç) përveç kësaj është edhe në festën tjetër, e mposhtën Republikën e Çekisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve, Divizioni A.

Kapiteni Xhaka është i lumtur për fitoren dhe që siguruan mbetjen në Ligën A, ndërsa Çekia përshëndetet nga Liga.

 “Murat Yakin ka idetë e tij dhe një mënyrë të ndryshme të lojës nga Vladimir Petkoviq.

Kjo do të kërkojë kohë. Por ju mund të shihni se kur luajmë si ekip mund të jemi shumë të rrezikshëm.

Jo gjithçka funksionoi sot. Por ne i njohim çekët. Ata vrapojnë dhe luftojnë. Sidoqoftë, në fund e merituam fitoren”, tha Xhaka transmeton “20min”.

Spanja përfundon e para me 11 pikë në Grupin 2, pasojnë Portugalia 10, Zvicra me 9 dhe Çekia me 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat