Gjermania nuk pranon të luajë kualifikueset e Europianit

Futboll

Gjermania nuk pranon të luajë kualifikueset e Europianit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:40
Gjermania nuk pranon të luajë kualifikueset e Europianit

Gjermania ka refuzuar të luajë kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Ata refuzuan ofertën për të luajtur në një nga grupet kualifikuese si organizator, gjë që kanë të drejtë të plotë, duke qenë se EURO 2024 do të luhet në vendin e tyre.

Gjermanët vendosën të zhvillojnë ndeshje miqësore dhe të njëjtën ofertë e kishte edhe Kombëtarja e Katarit para Botërorit.

Por vendimi ishte tjetër, pasi Katari vendosi që të ishte pjesë e kualifikueseve. “Si vend pritës, Gjermania është e kualifikuar.

Prandaj ne mund ta planifikojmë më mirë vitin tani”, tha drejtori i Kombëtares së Gjermanisë, Oliver Bierhoff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat