Kombëtarja nis grumbullimin, trajneri Krepi shpall listën

Futboll

Kombëtarja nis grumbullimin, trajneri Krepi shpall listën

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:57
Kombëtarja shqiptare U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 për femra do të nisë nga kjo e enjte grumbullimin në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë.

Shqipëria është shortuar në grupin B2, së bashku me Lituaninë, Armeninë dhe Rumaninë dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në formën e një mini-turneu në vendin tonë në datat 5-11 tetor.

Trajneri Kreshnik Krepi ka grumbulluar 22 futbolliste për këto sfida të rëndësishme, ku Shqipëria do të tentojë të ngjitet në Ligën A e të synojë kualifikimin për në Kampionatin Europian 2023.

Image

Lista

Baza e lojtareve që kanë marrë ftesë nga trajneri Krepi janë pjesë e kampionatit shqiptar, ndërsa tre prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, me ekipe si Reading në Angli, apo Fiorentina në Itali.

Futbollistet do të kenë në dispozicion një javë për t’u përgatitur për këto ndeshje, duke nisur nga dita e sotme. Më pas, vajzat kuqezi do të luajnë më 5 tetor sfidën e tyre të parë kundër Lituanisë, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë ndaj Rumanisë. Takimi i fundit i ekipit të drejtuar nga Kreshnik Krepi do të jetë kundër Armenisë më 11 tetor. Shqipëria do t’i zhvillojë të gjitha sfidat e saj në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshjet e ekipeve mike do të luhen në stadiumin “Egnatia”.

Në rast se ekipi arrin të renditet në vendin e parë në grup, atëherë do të ngjitet direkt në Ligën A, duke tentuar kështu kualifikimin në Kampionatin Europian. Një shans tjetër u jepet edhe tre vendeve të dyta më të mira, të cilat mund të promovohen në Ligën A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat