Prishtina dhe Drita përfundojnë në procedurë disiplinore

Futboll

Prishtina dhe Drita përfundojnë në procedurë disiplinore

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 00:25
Prishtina dhe Drita përfundojnë në procedurë disiplinore

Elita e futbollit të Kosovës parmbrëmë ka sjellë një takim tejet interesant ku u ndeshën rivalët e mëdhenj, Prishtina – Drita.

Përballja solli një lojë jo shumë të bukur e cila edhe mbeti nën hijen e atmosferës në shkallët e stadiumit. Plisat dhe Intelektualën sollën një atmosferë të mirë, por nuk munguan as sjelljet josportive, siç janë djegia  e mjeteve piroteknike.

Kjo edhe u bë shkas që Komisioni i Garave i FFK-së të hap hetim për të dyja klubet.

“Inicime disiplinore: 

Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Tifozët e FC ”Prishtina”, hudhën mjete piroteknike në tapetin e gjelbërt  (sintetik) prapa portës, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme të asaj pjese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Drita dhe xhirimit televiziv.

Ndaj: FC ”Drita”. Motivi: Tifozët e FC ”Drita” hudhën mjete piroteknike  në tapetin e gjelbërt (sintetik) prapa portës , ku u shkaktuan dëme të konsiderushme. Janë hudhur disa mjete piroteknike me rrezikshmëri të lartë dhe kaçavida, të cilat janë fotografuar dhe konfiskuar. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Drita”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat