FFK organizatore e turneut kualifikues U17 për Evropianin 2023 

Futboll

FFK organizatore e turneut kualifikues U17 për Evropianin 2023 

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 23:13
FFK organizatore e turneut kualifikues U17 për Evropianin 2023 

Federata e Futbollit e Kosovës është organizatore e turneut kualifikues për kombëtaret nën 17-vjeç për Evropianin ‘Hungaria 2023’. Kosova bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 5, 8 dhe 11 tetor në stadiumet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kosova ndeshjen e parë e luan të mërkurën kundër Italisë, në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku do të marrin pjesë edhe presidenti Agim Ademi dhe shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.

Në këtë fazë kualifikuese janë 13 grupe, ku dy skuadrat e para në secilin grup do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në raundin elitar që zhvillohet në pranverë, së bashku me katër skuadrat e vendeve të treta në grupe me bilancet më të mira kundër dy të parave në grupeve të tyre.

Ndërkaq, Hungaria si nikoqire kualifikohet drejtpërdrejt në turneun final me 16 ekipe pjesëmarrëse, e që mbahet nga 17 maji deri më 2 qershor 2023. Kombëtarja U17 e Kosovës e drejtuar nga Arsim Abazi është përgatitur për këtë turne që disa ditë dhe është e gatshme për të dhënë më të mirën e saj.

Lista e futbollistëve të Kombëtares U17 të Kosovës

Amar Demolli  Sh. F. Kurda

Amar Kashtanjeva  Fortuna Dusseldorf

Art Berisha HJK Helsinki

Aruel Klinaku  Fc. St. Gallen

Aurel Limani  KF Ulpiana

Beart Zhubi FC 2 Korriku

Blendrit Krasniqi FC Prishtina

Edi Haziri  FC Augsburg

Elvaris Suplja  U.S. Sassuolo Calcio

Elvir Gashijani  FC 2 Korriku

Erion Salihu FC Ferizaj

Fanol Lutolli SSV Jahn Regensburg

Fatjon Mulaj KF Onix

Granit Pllana AC Vedelago Calcio

Idol Jashari  Sh. F. Roni 19

Leo Tafaj  Fc Servette

Luan Lleshi  KF Erzeni

Medin Gashi  FC Vushtrria

Nart Ahmeti  De Graafschap

Rron Kryeziu FC Lugano

Orari i ndeshjeve
5 tetor

13:00  Finlanda – Greqia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’)
16:00  Kosova – Italia (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’)

8 tetor
13:00 Kosova – Greqia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti)
16:00 Italia – Finlanda (Stadiumi ‘Fadil Vokrri)

11 tetor

13:00 Greqia – Italia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti)

13:00 Kosova – Finlanda (Stadiumi ‘Fadil Vokrri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat