Shqiptarët e Zurich-ut pësuan debakël nga skuadra e njohur holandeze  

Futboll

Shqiptarët e Zurich-ut pësuan debakël nga skuadra e njohur holandeze  

Nga: K. G. Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:52
PSV

Zurich assesi të këndellet, ka pësuar humbjen e tretë rresht në Grupin A të Europa League në futboll.

Zurich si vendas ka pësuar debakël me rezultat 5:1 nga skuadra e njohur holandeze, PSV. 

Futbollistët shqiptarë, Fidan Aliti, Blerim Xhemaili, Mirlind Kryeziu dhe Lindrit Kameri, u paraqitën titullarë për Zurich-un..

Golat për PSV-ën i realizuan Vertessen (10' e 15'), Gakpo (21' e 55’) e Simons (35') dhe për Zurich Okita shënoi në minutën e 87-të.

Aliti dhe Xhemaili u zëvendësuan në minutën e 57-të dhe Kryeziu në atë të 71-tën.

Donis Avdijaj futet në lojë në minutën e 71-të për ekipin zviceran.

PSV renditet në vend të dytë me 4 pikë dhe Zurich është i fundit me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat